Stomatologji Estetike

Stomatologjia Estetike është fusha e Stomatologjisë e cila merret me përmirësimin e pamjes së gojës, dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve. Sot, stomatologjia estetike është dega e stomatologjisë e cila është më e zhvilluar. Kjo vjen si rezultat i zhvillimeve teknologjike të viteve të fundit, të cilat kanë nxjerrë në dritë materiale të reja të avancuara dentare dhe metoda të përmirësuara si dhe teknika që ofrojnë tashmë alternativa shumë më të përballueshme dhe efikase.

Stomatologjia Estetike mbulon një gamë të gjerë shërbimesh dentare të cilat ndihmojnë në rivendosjen e një buzëqeshjeje të bukur, tërheqëse dhe të shëndetshme. Kjo fushë e stomatologjisë nuk është e përfshirë drejtpërdrejt me higjienën orale apo trajtimin e sëmundjeve orale. Për këto probleme ka trajtime të tjera konvencionale dentare të cilat ofrojnë rezultate estetike shtesë dhe pozitive.

Nga ndryshimet e vogla delikate deri te restaurimet e mëdha kirurgjikale, ka një numër të madh teknikash dhe metodash të stomatologjisë kozmetike që mund të shërojnë dhëmbët e dekoloruar, dhëmbët që janë dëmtuar dhe madje edhe dhëmbët e deformuar ose ato të humbur.

stomatologji estetike

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *