Implantologji (metoda e mbjelljes se dhembeve)
Kur humbisni dhembet tuaj natyral ju filloni te ndjeni mungesen e shume gjerave. Mund tju mungoje buzeqeshja juaj natyrale apo mund te ndieni mall per kenaqesine qe te jep kafshimi i nje molle ose ngrenia e nje bifteku. Ndoshta ju mund te ndiheni paksa ne siklet nga ngrenia apo e folura ne publik. Ndoshta dhembet qe kane ngelur ne goje kane filluar te levizin drej hapesirave boshe, ju mund te ndieni dhimbje te muskujve pertypes ose dhimbje koke. Kur ju humbisni nje apo disa dhembe qofte kjo dicka qe ka ndodhur kohet e fundit apo para shume vitesh, ju asnjehere nuk do te mund te ambientoheni plotesisht me humbjen e nje gjeje kaq te rendesishme tuajen. A ju mungon konfidenca dhe komforti? Zgjidhja per te gjithe ata qe kane mungese te nje apo disa dhembeve dhe duan ti plotesojne pa prekur dhembet egzistues ne goje (jo me ura porcelani) dhe qe nuk duan te perdorin proteza te levizshme(qe hiqen e vihen) eshte vendosja e implanteve. C`fare eshte implanti dhe cilat jane avantazhet e tij? Implanti eshte nje vide(ne forma dhe permasa te ndryshme) e prodhuar nga metali i titaniumit (metal qe nuk krijon alergji dhe nuk ka efekt anesor per organizmin), i cili vendoset ne kocke ne vendin e dhembit te hequr dhe pasi lidhet me kocken e nofulles si nje trup, kryen funksion si nje dhemb natyral. |