Ne të gjithë e duam të bukurën dhe askush nuk do ta harronte një buzëqeshje perfekte. E pikërisht për t’ju dhënë një buzëqeshje të tillë ka lindur edhe Stonatologjia estetike. Në përgjithësi, ajo përdoret për t’iu referuar çdo pune dentare që përmirëson pamjen e dhëmbëve apo mishrave të dhëmbëve. Stomatologjia estetike përqëndrohet kryesisht në përmirësimin e estetikës dentare në ngjyrë, pozitë, formë, madhësi, shtrirje dhe në pamjen e përgjithshme të buzëqeshjes suaj. Ajo përfshinë implantet dentare, mbushjet e bardha, fasetat e porcelanit, këllëfat dhe urat, si dhe zbardhimin.