Sedacioni për fëmijë në stomatologjinë pediatrike rekomandohet shumë në rastet kur bëhet fjalë për pacientë të veçantë:
Jo bashkëpunues, odontofobikë, me aftësi të kufizuara ose autikë dhe fëmijët që vuajnë nga sëmundje të rralla
Epileptikët, astmatikët, kardiopatët
Kohëzgjatja e procedurës është më e shkurtër dhe më e shpejtë për të shmangur stresin e fëmijës. Është një teknikë qetësuese analgjezike që gjen aplikim ideal në stomatologjinë pediatrike.
Sedacioni nuk përbën risk dhe nuk ka efekte anësore kur kryhet nga një profesionist anestezist. Përpara se të ndërmerret një procedurë e tillë mbi cilindo pacient duhet paraprakisht të kryejmë disa ekzaminime preoperatore si ALT, Hemogramma, Kreatinina, opt etj. Një ndërhyrje me sedacion kërkon gjithmonë prezencën e një mjeku anestezist të specializuar i cili është në gjëndje të monitorojë të gjitha parametrat jetësore të pacientit gjatë të gjithë proçesit: presion arterial, rrahjet e zemrës, saturacionin.
Sedacioni është i ndryshëm nga anestezia totale pasi pacienti gjatë të gjithë seancës me sedacion merr frymë në formë normale të paasistuar nga makineria, pra nuk kemi nevojë per intubim nasotracheal.
Koha e rekuperimit postoperator është më e shkurtër.
Gjatë sedacionit na duhet gjithmonë të asistohemi me injeksione lokale të anestezisë, siç do bënim gjatë nje seance normale tek dentisti.
Nuk ka kunderindikacione të veçanta ndaj mund të përdoret në rastin e pacienteve pediatrike apo adulte odontofobike si edhe ne pacientë me patologji të rralla.