Pedodonti quhet fusha e stomatologjisë e cila merret me fëmijët. Dhëmbët e qumështit janë shumë të rëndësishëm për fëmijët, pasi i ndihmojnë ato të përtypin mirë, e jo vetëm kaq, por edhe të artikulojnë mirë. Për këtë arsye është shumë i rëndësishëm trajtimi në kohë i tyre. Gjergji Dental, duke kombinuar kujdesin dhe delikatesën me fëmijët tuaj dhe përdorimin e teknologjive të fundit, ju siguron një trajtim efikas të problemeve siç janë, mbushja, trajtimi i kanaleve apo edhe heqjet e dhëmbit.