ORTODONCI

Ortodoncia është degë e stomatologjisë e cila merret me studimin e rritjes së dhëmbëve, nofullave dhe fytyrës, por edhe me studimin dhe trajtimin e çrregulimin e kafshimit (dhëmbëve të shtrembër-kafshimit të çrregullt). Fjala Ortodonci ka origjinë nga gjuha Greke, nga fjalët ortos-drejtë ose i/e rregullt, dhe nga fjala odus-dhëmb. Keqkafshimet mund të ndodhin për arsye gjenetike, ose të shkaktohen nga faktorë të jashtëm. Ato mund të shfaqen si çrregullim i rradhitjes së dhëmbëve, raport jo i mirë i dhëmbëve ose/dhe i nofullave, crregullim i raporteve ndërmjet nofullave etj.

Edward Angle, një dentist Amerikan, i cili ishte i pari që jo vetëm e krijoi Ortodoncinë si një specialitet të ri, por gjithashtu dha një kontribut të madh në zhvillimin e mëtejshëm të ortodoncisë. Ai konsiderohet si “Babai i Ortodoncisë”.

Më vonë Ortodoncia është zhvilluar gjatë shekullit XX, e posaçerisht në vitet e para të këtij shekulli. Teknika të reja dhe materiale moderne e kanë përmirësuar të gjithë procesin, si në pikëpamjen diagnostike, ashtu edhe në atë terapeutike.Ortodoncia për fëmijë

Zgjidhja më e mirë është që fëmijët të vizitohen rregullisht te ortodonti nga mosha 7 vjeçare, në mënyrë që ai të kontrollojë dhe të japë mendim për trajtimin eventual ortodontik (nëse ka probleme). Molarët e parë të përhershëm (dhëmballa e parë) dhe incizivët (4 dhëmbët e përparmë) që zakonisht kanë dalë deri në këtë moshë mundësojnë vlerësimin e problemeve eventuale. Kur trajtimi fillohet herët, ortodonti mund të orientojë rritjen e nofullave dhe daljen e dhëmbëve të përhershëm.

Trajtimi i hershëm mund të:

– Të rregullojë gjerësinë e harkut të sipërm dhe të poshtëm

– Të krijojë hapësirë për dhëmbët e përhershëm

– Të eliminojë nevojën për ekstraksionin (heqjen) e dhëmbëve të përhershëm

– Të reduktojë shansin e impaktimit të dhëmbeve (kur dhëmbët bllokohen në nofull dhe nuk dalin)

– Të eliminojë vesin e thithjes së gishtit

– Të eliminojë gëlltitjen jo normale

– Të rregullojë problemet në të folur etj.

Planifikimi i hershëm mund tju shpëtojë buzëqeshjen në të ardhmen

Fëmijët rriten shpejt dhe mund të përfitojnë shumë nga trajtimet ortodontike me ndihmën e aparateve, të cilët e orientojnë rritjen e nofullave. Kështu mund të krijohet një bazë e mirë, e cila siguron hapësirën e duhur për të gjithë dhëmbët e përhershëm. Kjo mund të parandalojë ekstraksionin (heqjen) e dhëmbëve të përhershëm dhe mund të korigjojë dendësinë dhe/ose procedurat kirurgjike. Nëse këto situata lihen të patrajtuara deri në momentin e daljes së dhëmbëve të përhershëm, mund të ketë pasojë diskrepancë aq të madhe të nofullave sa që edhe me terapi fikse mund të jetë vështirë të arrihet rezultat i mirë.

  • Ortodoncia për të rritur.

Trajtimet ortodontike mund të aplikohen në çdo moshë. Të rriturit e çmojnë edhe më shumë buzëqeshjen e bukur. Një në pesë pacientë në ortodonci është mbi 21 vjeç. Operacionet kirurgjike të nofullave janë të nevojshme më shpesh te të rriturit, për arsye se nofullat e tyre e kanë përfunduar rritjen. Të rriturit mund të kenë përjetuar ndonjë dëmtim, ose humbje të dhëmbëve dhe strukturës kockore e cila i rrethon dhe mund të kenë nevojë për trajtim parodontologjik (për mishirat e dhëmbëve dhe strukturën përreth tyre), para, gjatë ose pas trajtimit ortodontik. Humbja e kockës mund të kufizojë gjithashtu sasinë dhe drejtimin e lëvizjes së dëshiruar të dhëmbëve.

Një rol tjetër shumë i çmuar i trajtimi ortodontik, është ndihma në rastin e pacientëve të protetikës. Këto lloj trajtimesh përgatisin (forcojnë) dhëmbët për konstruksione protetike.

Percaktimi i trajtimit mjeksor

Dosja me të dhëna ortodontike është e nevojshme për të përcaktuar llojin e trajtimit, aparatet të cilat do të përdoren, kohëzgjatjen e trajtimit dhe frekuencën e vizitave. Të dhënat përfshijnë: modelet e dhëmbëve, radiografitë e nofullave dhe dhëmbëve (panorameks), dhe fotografitë. Në raste të veçanta është e nevojshme edhe Cefalometria (radiografia e kokës në profil).

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *